SHBA, trazira pasi një polic ka vrarë një afroamerikani
Trazira dhe përleshje me policinë janë raportuar në Milwaukee, Wisconsin, pasi mbrëmë një burrë u qëllua për vdekje nga një zyrtar policor.
Vrasja e 23 vjeçarit afroamerikan shkaktoi protesta në të cilat u lënduan së paku një polic. Incidenti ndodhi dje gjatë kontrollit të automjetit.

Njëzetë e katër vjepari polic ka ndaluar automjetin dhe nga automjeti kanë dal dy udhëtarë që kanë filluar të ikin. Njëri prej tyre ka qenë 23 vjeçari afroamerikan, i cili ka qenë i armatosur dhe ai është vrarë nga polici.
Më vonë është konstatuar se armën i ndjeri e ka vjedhur në muajin mars. Lajmi për vrasjen shkaktoi protestë në njërën nga lagjet e qytetit, ku morën pjesë rreth një qind persona.
Pjesëmarrësit në prostesta filluan të djegin automjete, thyenin xhama të automjeteve dhe hedhnin me gur ndaj policëve të cilët ishin në vendin e ngjarjes, me ç'rast një policë është lënduar.
Polici, i cili ka vrarë djaloshin 23 vjeçar është shkarkuar përkohësisht.