Alepo, 51 të vrarë nga bombardimet
Të paktën 51 civilë kanë mbetur të vrarë...

Të paktën 51 civilë kanë mbetur të vrarë, si pasojë e bombardimeve të palëve ndërluftuese në qytetin sirian të Aleppos, njofton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.
Njëherit Observatori bazuar në dëshmitë e aktivistëve në terren, bëri të ditur se vazhdojnë luftime të ashpra në Aleppo, në një fushëbetejë që ndryshon në çdo çast, dhe se ata më në rrezik janë civilët.
Mësohet se, gjatë sulmeve të ushtrisë në lagjet lindore të qytetit, që kontrollohen nga rebelët, u vranë 15 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Predhat goditën ashpër lagjet “Al Fardus”, “Sheij Faris” dhe “Sheij Jader”.
Rebelët, nga ana tjetër bombarduan me mortaja dhe raketa zonat perëndimore të qytetit, të kontrolluara nga ushtria, ku u vranë 9 civilë. Poashtu aviacioni rus dhe sirian bombarduan rrethinat e Aleppos, duke vrarë dhjetëra civilë të tjerë.
