Botë
Përmbytje në Luiziana në SHBA: 3 të vdekur, 1 i zhdukur, 20 mijë të evakuar
15.08.2016 12:47
Nga përmbytjet e ndodhura si pasojë e shirave të dendur në shtetin Louisiana të SHBA-ve kanë humbur jetën 3 persona ndërsa një tjetër rezulton I zhdukur...

Zyrtarët njoftuan se shirat në këtë vend kanë dëmtuar mijëra shtëpi dhe shumë automjete, ndërsa në disa vende si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati i tyre niveli i ujit është rritur deri në 60 centimetra.
Zyrtarët gjithashtu theksuan 20 mijë persona janë evakuuar në vende të sigurta.
Prefekti i Louisiana-s John Bel Eduards, shpalli gjendjen emergjencës si pasojë e përmbytjeve.Eduards theksoi se ende ka rrezik dhe kërkoi ndihmë nga Instituti i Menaxhimit të Gjendjes Emergjente Federale (FENA).
Ai gjithashtu bëri paralajmërim që niveli i ujit në disa rajone mund të rritet.
