Botë
Kufiri Turqi- Siri: Shpërthim pranë kampit për refugjatë, 15 të vdekur
15.08.2016 12:51
Të paktën 15 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur midis Turqisë dhe Sirisë...

Mediat turke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kampin Idlib ku në shënjestër ishte një autobus.
Ata që janë plagosur më rëndë janë dërguar në spitalet e Turqisë.
Ende nuk ka informacione të detajuara rreth shpërthimit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
