Maqedoni
Në "Alo doktor" për një javë këshilla kanë kërkuar 1.243 qytetarë
15.08.2016 12:57
Javën e kaluar në linjën telefonike "Alo doktor" për këshilla mjekësore janë paraqitur 1.243 qytetarë...

Që kur ka filluar të punojë linja telefonike 02/15 123 e deri tani janë realizuar gjithsej 107.989 thirrje.
Linja është në dispozicion 24 orë në ditë në mënyrë që të mundësojë konsultim të menjëhershëm mjekësor në kohën e shfaqjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.
Njëzet e pesë mjekët janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Thirrjet janë për një spektër të gjerë të simptomave të ndryshme, karviovaskulare, simptoma respiratore, dhimbje të kokës, reagime alergjike dhe simptoma të dhimbjeve.
Të gjithë personave që kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë shëndetësore dhe terapi përkatëse simptomatike./mia
