Maqedoni
Është varur një djalë 11-vjeçar në Kumanovë
15.08.2016 13:07
Një djalë 11-vjeçar nga Kumanova dje e ka humbur jetën me varje...

Nga SPB Kumanovë konfirmojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje të një fëmije minoren që ka ndodhur në një shtëpi familjare në rr. "Gjorgje Petrov" në lagjen Pero Çiço.
Siç kumtuan kompetentët, djali është parë i vdekur në dhomë. Në fyt ka pasur një rrip pëlhure nga një xhup i lidhur në dorezat e vitrinës.
Rastin në polici e ka paraqitur mjeku i Ndihmës së parë në Kumanovë./mia
