Botë

Përmbytje në Kinë: Parkon autobuzin mes rrugës, shpëton veturat

15.08.2016 13:39

Shumë rajone në veriperëndim të Kinës janë përmbytur nga shirat e fuqishëm të fundjavës...

Por shoferi I një autobuzi është kthyer në heroin e ditës, pas përpjekjes për të ndaluar me autobuzin e tij, tre vetura plot me njerëz që ishin rrëmbyer nga ujrat që vërshuan rrugët.

Shoferi I autobuzit më pas doli mbi makinë dhe shpëtoi 6 fëmijë që ishin në makinat e tjera plot ujë.

Ai është shtruar në spital për momentin me lëndime të lehta.

Në këtë përpjekje e ndihmuan edhe udhëtarët e tjerë të autobuzit.