Maqedoni
Prokuroria speciale publike, Janeva: Intensifikojmë punën tonë
15.08.2016 18:29
Prokuroria Speciale Publike, në periudhën që vjen do të intensifikojë numrin e personave që do të thirren në lidhje me lëndët që po i udhëheq Specialja...

Në deklaratën me shkrim të kryeprokurores speciale Katica Janeva gjithsesi nuk janë zbuluar detaje se cilët persona janë nën hetime apo thiren si dëshmitarë, për shkak sekretit të procedurës paraprake.
“Në periudhën e ardhshme do të ketë frekuentim më të madh të personave në PSP. Në përputhje me Ligjin për procedurë penale, personat që do të thirren gjatë kësaj periudhe do të jenë në dobi, me njohurit e tyre, për sqarimin e rrethanave të procedurave që janë të hapura. Procedurat u referohen përgjimeve të publikuara dhe të papublikuara deri më tani. Për shkak fshehtësisë së procedurë parahetimore, detaje tjera nuk do të zbulohen”, thuhet në deklaratën me shkrim të Janevës. Nesër në PSP është thirrur kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
