Ekonomi
Bashkëpunimi ekonomik Maqedoni – Kosovë, Kuçi: Pika kufitare Jazhincë, lehtësim për bizneset; Bajrami: Kosova nuk e harron ndihmën në 1999
16.08.2016 15:17
Ministri i i Ekonomisë Driton Kuçi priti një Delegacion qeveritar nga Republika e Kosovës, që kryesohet nga Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami...

Takimi kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve theksuan minsitrat.
“Një nga çështjet të cilat duhet realizuar në të ardhmen është edhe adaptimi i pikës kufitare Jazhincë për doganimin e mallërave, që do të ishte lehtësim për bizneset në dy vendet, një nga cështjet që do të na ndihmnon edhe investimin në zonat e lira ekonomike, sidomos në zonën e Tetovës. Ajo që duhet të bëjmë në të ardhmen është rritja e mëtejme e e numrit të vizitorëve nga dy vendet, duke cekur se vetëm në turizmin shëndetësor qytetarët nga Kosova në Maqedoni, për çdo vit shpenzojnë nga 25-30 milion euro”, tha Driton Kuçi, ministër i ekonomisë.
“Ne po besojmë që bashkëpunimi ynë do të vie në nivele shumë praktike, siç e tha ministri edhe me organizimin e forumeve të biznesit, dhe të vazhdojmë më tutje në mënyrë si dy qeveri të jemi në funksion të përmirësimin të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë”, tha Hykmete Bajrami, ministre e tregëtisë e Kosovës.
Njëherit ministri Kuçi falënderoi qeverinë e Kosovës për ndihmën e ofruar me njerëz të specializuar dhe makineri, në ndihmë të banorëve të Hasanbegut, pas situatës së krijuar me vërshimet.
Derisa minsitreja Bajrami tha se Kosova kurr nuk do ta harojnë ndihmën në vitin 1999, nga shqiptarët e Maqedonisë. Pas takimit dy ministrat vizituan edhe zonat e përmbytura nga vërshimet.
ERSAN PAJAZITI
