Maqedoni
Instituti i shëndetit publik: Nuk ka shenja të perhapjes së ndonjë epidemije
16.08.2016 16:18
Gjendja shëndetësore e banorëve nga rajonet e përmbytura nga vërshimet vazhdon të jetë stabile...

Edhe sot nuk janë shfaqur shenja të përhapjes së ndonjë epidemije, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili ka bërë kërkese deri tek institucionet shëndetësore publike por edhe private në rajonet e përmbytura, që të raportojnë cdo ditë numrin e personave të cilët eventualisht mund të paraqiten me simtome të përhapjes së ndonjë epidemije.
“Deri tani situate është e qetë për momentin nuk shihet rritje e numrit të rasteve të cilët do të tregojnë për ndonnjë epidemi. Instituti I shëndetit public për shërbimin e epidemiologjisë së bashku me qendrat për shëndet public sidomos qendrat nga Shkupi por edhe qendrat tjera të Maqedonis , janë në vazhdim e sipër, e kontrollojnë vendin dhe e mbikqyrin situarëtn. Mund të thuhet se për nuk është shënuar rritje e numrit të smundjeve të cilat pritet të rriten dhe të cilat janë edhe karakteristikë e smundjeve të verës , pra smundjet alimentare apo traktit digjestiv, traktit të tretjes. Të cilat pritet për shakak të rrezikshmëris meqense atje është e kuptueshme ka përzierje të ujrave fekale, ujrave të kanalizimit dhe atyre sipërfaqësore”, tha Dugagjin Osmani, mjek.
Sipas Osmanit, akoma egziton rreziku për përhapjen e smundjeve të ndryshme por nga Ministrija e Shëndetësisë ndërmerren të gjitha masat për parandalimin e epidemisë. Dje është bërë edhe spërkatja e insekteve, apo mushkojave të cilat janë shkaktari kryesorë i I bartjes dhe përhapjes së smundjeve të ndryshme.
Mjekët gjithashtu apelojnë banorët e zonave të përmbytura të kenë kujdes të shtuar në mbajtjen e higjenës, si larjen e duarve, përgaditjen e ushqimit të fresket, të shfrytëzojnë uj të ambalazhuar, të pastrojnë ambientet e banimit dhe të përdorin e maska për mbrotje nga smundjet të cilat përhapen nëpërmjet ajrit.
FARIJE DAUTI BAKIU
