Maqedoni

Trupi AD- HOK i mediave: Anëtari i 5-të do të zgjidhet nëpërmjet thirrjes publike

16.08.2016 16:32

Tre anëtarët e trupit mbikqyrës të mediave realizuan takimin e parë me drejtorin e agjencisë së mediave Zoran Trajçevski...

Në mungesë të anëtarit të katërt Goran Tërpenoski, ata morën vendimet e punës dhe u dakorduan për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarit të pestë i cili duhet të jetë shqiptarë.
 
Anëtarin e pestë do ta përzgjedhin nëpërmjet thirrjes publike që do të zgjasë deri të dielën. Afati përfundimtar i kompletimit të trupit mbikqyrës është 23 gushti.
 
Më pas do të vijojë edhe përcaktimi i metodologjisë së punës. Sllagjana Dimishkova anëtare e trupit AD – HOK zotohet se do të jenë objektiv në vlerësimin e punës së kolegëve të tyre.
 
“Kuptohet se vlerësimet do të jenë objektive. Qëllimi ynë është që të kontribuojmë sa më shumë të mundemi për përmirësimin e situatës në media. Ne fillimisht do të duhet të kompletohemi në përbërje prej pesë anëtarëve dhe më pas do ta themi edhe mënyrën tonë të punës”, tha Sllagjana Dimishkova, anëtare e trupit AD – HOK.
 
Se a do të përfshihet edhe monitorimi i portaleve para zgjedhjeve, nga trupi ad – hok thonë se për këtë do të vendosë Agjencia e Mediave pas debatit publik që do të zgjasë deri më 24 gusht.
 
Formimi i trupit ad – hok buron nga marrëveshja politike e 20 korrikut. Dy anëtarë janë të përzgjedhur nga VMRO – DPMNE ndërkaq dy të tjerët nga LSDM.
 
Trupi do të mbikqyr punën e mediave se sa ato do të jenë të balancuara në informim 100 ditë para zgjedhjeve.
 
MERAL ISMAILI