Maqedoni
KSHZ, edhe 3 ditë për paraqitjen e votuesve të kontestuar
16.08.2016 17:16
Kanë mbetur edhe tre ditë që 39 mijë e 502 votuesve të cilët llogariten si të kontestuar në listen zgjedhore...

Kanë mbetur edhe tre ditë që 39 mijë e 502 votuesve të cilët llogariten si të kontestuar në listen zgjedhore, të paraqiten deri tek KSHZ për ta vertetuar edhe një here të drejtën e tyre për votim.
19 gushti është afati I fundit për tu regjistruar në KSHZ. Por prej 26 korrikut kur është publikuar lista me votuesit e kontestuar deri sot në mesditë, në Komisioni Shtetëror Zgjedhor janë paraqitur gjithsej 5 mijë e 580 qytetarë për të vërtetuar se nuk janë votues fiktiv.
Nga ky numër, 2473 janë paraqitur në njësitë rajonale të KSHZ-së, kurse 3 mijë e 53 prej tyre, verifikimin e kanë bërë përmes aplikacionit në faqen e internetit të KSHZ-së.
“Mbeten edhe 3 ditë të plota nga afati për paraqitje. Shpresojmë se numri këtyre ditëve do të rritet dukshëm. Në disa ditët e fundit po vërehet rritje e numrit të qytetarëve që paraqiten në njësitë rajonale të KSHZ-së, përkundër trendit që kishim disa ditët e para të këtij procesi kur qytetarët paraqiteshin në formë elektronike”, shprehet Lupka Kuçevska nga KSHZ.
Paraqitja për regjstrim po realizohet çdo dit nga ora 8 e 30 e mëngjesit deri në ora 19 e darkës, me atë që mundësia për paraqitje elektronike është 24 orë.
Ata që janë pjesë e listës së 39 mijë e 502 votuesve të kontestuar dhe nuk paraqaiten deri më 19 gusht, ata nuk do të jenë pjesë e listës së votuesve, megjithse do të kenë edhe mundësinë shtesë që konfirmimin e votës ta bëjnë gjatë shqyrtimit publik të regjistrit zgjedhor para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
GYLTENE SINANI
