Dimitriev: Në stajkovcë u pastrua pjesa më e madhe e rrugëve dhe shtëpive
Kryeministri Emil Dimitirev, ka qëndruar për vizitë në Stajkovcë dhe Inxhikovë ku nga pjesëtarët e ARM-së u informua për gjendjen momentale në terren...

Ai me këtë rast ka theksuar se qeveria po punën në në pagesën e paradhënies.
Shumë njerëz nuk kanë llogari bankare dhe si qeveri jemi duke e rregulluar mënyrën se si ta paguajmë paradhënien.
Kur të përfundojnë vlerësimet, kur ato do të jenë valide, atëherë edhe do të paguhen mjetet. Nuk do të pritet që të përfundohet me vlerësimin.
Shuma të mëdha do të angazhohen nga Buxheti, por duhet treguar solidaritet dhe mirëkuptim për njerëzit”, ka thënëdimitriev.
Ai po ashtu ka theksuar se në fshatin Stajkovcë pjesa më e madhe e rrugëve dhe shtëpive janë të pastruara. Është kryer dezinfektimi në mbi 85 % të shtëpive.
Në fshatin Inxhikovë, i cili po ashtu u prek nga moti i keq, është bërë vlerësim në rreth 360 shtëpi, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet që ky proces të përfundojë në tërësi.
Është kryer edhe dezinfektimi i rreth 260 shtëpive.
