Maqedoni

Todorov: Në rajonet e vërshuara të angazhuar 400 punonjës shëndetësorë

16.08.2016 18:48

Rreth 400 punonjës shëndetësorë dhe bashkëpunëtor janë të angazhuar në rajonin e përfshirë nga vërshimet dhe 24 orë japin shërbime shëndetësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë...

Kështu theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov gjatë vizitës në pikën shëndetësore në Stajkovc.

Janë organizuar punkte shëndetësore në Stajkovc, Hasanbeg, ndihma urgjente mjeksore është e organizaur në tre punkte, me qëllim të reagimit të shpejtë edhe në Stajkovcë edhe në Hasanbeg edhe në Haraçinë, deri tani janë dhënë mbi 680 shërbime vetëm nga ndihma e shpejtë, tha Todorov.

Paraleleisht me atë, zhvillohet edhe procesi i dezinfektimit dhe deri tani është bërë dezinfektimi i 20 milionë metër katror dhe do të vazhdohet edhe në periudhën e ardhshme dhe ao do të vazhdojë.

Poashtu është bërë edhe dezinsektimi. Deri më tani në Klinikën infektive ka vetëm tre pacientë. Prej tyre, dy janë me enterokolit dhe një me bronhopneumoni, tha Todorov.