Prokurorët turq kërkojnë 1900 vite burg për Gylenin
Prokurorët turq kanë dorëzuar dosjen e aktakuzës me mbi 2500 faqe kundër klerikut Fetullah Gylen...

Prokurorët turq kanë dorëzuar dosjen e aktakuzës me mbi 2500 faqe kundër klerikut Fetullah Gylen për dyshimin e përfshirjes së tij në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut dhe kërkojnë 1900 vjetësh burg për të.
Aktakuza e dorëzuar sot bën thirrje që Gylenit krahas dy dënimeve të përjetshme t’i jepet edhe një dënim prej 1900 vjetësh burg për “përpjekjet që të shkatërrojë rendin kushtetues me forcë” dhe të “formojë dhe udhëheqë një grup të armatosur terrorist”.
Gylen ka hedhur poshtë akuzat se është i përfshirë në puçin e dështuar ku u vranë 240 njerëz.
Po sot, policia turke ka bastisur 44 kompani turke pasi janë dhënë urdhërat e paraburgimit ndaj 120 udhëheqësve të bizneseve.
