Botë

Tetë viktima në përmbytjet në Luiziana

16.08.2016 20:49

Ministria e Shëndetësisë së shtetit amerikan Luiziana kumtoi se tetë njerëz i kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve në këtë rajon...

Zëdhënësja e Ministisë, Samanta Fokner deklaroi se viktima e fundit lshtë regjistruar në Baton Ruzh.
 
Autoritetet theksojnë se më shumë se 20.000 njerëz janë shpëtuar nga vërshimet se më shumë se 11.000 janë në strehimore për shkak të reshjeve përmbytëse, të cilët gjatë fundjavës kanë lënë lagje të tëra nën ujë në nivel prej 2,5 metrave.