Botë
Ahmeti mirëpret vizitën historike në Kosovë të mikut të shqiptarëve, Joe Biden
17.08.2016 13:15
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpret vizitën historike në Kosovë...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpret vizitën historike në Kosovë të mikut të madh të kombit shqiptar dhe të rajonit, Joe Biden, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon është i pazëvendësueshëm dhe shumë i çmuar, ndërsa kontributi i Biden është në të gjitha këto përpjekje është i jashtëzakontë. Ne jemi mirënjohës për këtë kontribut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi të përkushtuar pa asnjë rezervë të vetme drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, shoqërisë demokratike dhe integrimit të tërësishëm të vendeve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
