Maqedoni

Kumanovë, pastrohen kanalet dhe shtretërit e lumenjve

17.08.2016 14:19

Komuna e Kumanovës ditëve të fundit ka ndërmarrur një aksion të gjerë për pastrimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal...

Komuna e Kumanovës ditëve të fundit ka ndërmarrur një aksion të gjerë për pastrimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal si dhe shtretërve të lumenjve të Kumanovës, Likovës dhe Kojnares.  
 
Kjo, për arsye të shmangies së vërshimeve eventuale që mund të shkaktohen nga shirat e vjeshtës.
          
“Serava është kanali më i madh për ujra atmosferike në qytet dhe që lidhet me prroskat që vijnë nga lokaliteti i quajtur “Maçja gllava” dhe lumi i Likovës. I njejti ndër vite ishte i mbushur me plehra. Mirëpo me këtë aktivitet tonin i njejti është pastruar dhe tash qyteti është i sigurt nga shira të mëdha eventuale. Ndryshe kanalizimi Serava është ndërtuar në vitin 1976 pas përmbysjeve të atëhershme katastrofale”, tha Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Kumanovës.
  
Ndryshe gjatë këtij aktiviteti vetëm brenda 4 ditëve janë pastruar mbi 600 metra kubë plehra , kurse ditëve tjera do të vazhdohet në pastrimin e shtretërve të lumejve.
 
Ky aktivitet i komunës vjen një javë pas përmbysjeve në Hasanbeg dhe fshatrat tjera, kurse komuna përmes tenderit  për këtë aksion të pastrimit ka ndarë 2.8 milionë denarë.
 
NEXHAT AQIFI