Botë

Biden në Kosovë, luftoni korrupcionin, miratoni demarkacionin dhe asociacionin

17.08.2016 15:24

Korrupcioni është kancer, demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave Serbe duhet të miratohen, ndërsa dhuna është e pa tolerueshme...

Kjo ishte porosia e zëvendësporesidentit amerikan Xho Bajden gjat vizitës në Kosovë. SHBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë dhe këtë e kanë bërë për shkak se dëshirojnë të ndihmojnë në krijimin e shtetndërtimit, tha Bajden sipas të cilit Amerika beson në Kosovën dhe do të qëndrojnë prapa saj në çdo hap.
 
“ShBA-të do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën sepse ne besojmë në Kosovën dhe dëshirojmë që të kem një Kosovë të fortë si anëtare të plotë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të ketë rritje ekonomike pa pasur sundim të ligjit, njerëzit do të investojnë vetëm nëse e dinë se ka transparenë. Është e domosdoshme të luftohet rruga e ndalimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Joe Biden, zv/president i SHBA-ve.
 
Në preskonferencën e përbashkët me zëvendës presidentin amerikan Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pa Demarkacionin dhe Asociacionin Kosova do mbetet e vetme dhe e izoluar, por Kosova do ti kryejë obligimet e saja tha ai.
 
“Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe pa Asociacionin me komuna Kosova do të mbetet e vetmuar dhe izoluar nga bota, apo e lënë anash nga SHAB dhe Bruksel. Ne nuk mund të lypim ndihmë nëse nuk i kryejmë detyrat tona”, tha Thaçi pas takimit me Biden. 
 
Bajden realizoi takim të ndara edhe me Kryeminsitrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, ndërsa vizitën në Kosovë e përfundoi me pjesmarrjen në ceremoninë e emrëtimit të një rruge në afërsi të kampit ushtarak amerikan Bondsteel, me emrin e Bo Bajden, djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit amerikan. 
 
GYLTENE SINANI