Maqedoni
Rasti “fortesa”, 2 të dyshuar në PSP, Jankullovska: Nuk ndjehem fajtore
17.08.2016 15:42
Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe Toni Jakimovski, janë paraqitur në Prokurorinë Speciale Publike për t’u marrë në pyetje për rastin “Fortesa”...

Por marrja në pyetje e numrit një të policisë ëhstë anuluar, pasi sipas Jankullovskës, PSP nuk I ka prezentuar asnjë nga argumentet me të cilat disponon.
“Nuk kishte parakushtet elementare që të mund të ndodhë një procedurë, respektivisht të bëhet marrje në pyetje. Unë nuk kërkova asgjë speciale. Kërkova njohuri elementare për argumentet për të cilat ata zotohen se I kanë që unë të mund të shprehem për diçka për të cilën për momentin akoma se kam parë. Atëherë kur do të kem të drejtën ti shoh ato dokumente për të cilat më akuzojnë, unë do të jem në dispozicion për të gjitha institucionet shtetërore dhe do të paraqitem në çfarëdo thirrje në çfarëdo kohe”, tha Gordana Jankullovska, ish ministre e punëve të brendshme.
Jankullovska mohon të ketë kryer vepër penale ndërkaq shprehet se funksionin e saj e ka kryer në mënyrë profesionale dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ajo thotë se e gjithë kjo është lojë politike e opozitës para zgjedhejve parlamentare.
Jankullovska është një nga 5 të dyshuarit e rastit Fortesa, që PSP e hapi në lidhje me shkatërrimin dhe asgjësimin e dy sistemeve, me të cilat janë kryer përgjimet e paligjshme dhe si pasojë e shkatërrimit të tyre, sipas PSP-së, buxhetit të shtetit i janë bërë dëm 10 milionë euro.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
