Maqedoni

Familjen Arifi, 4 gra dhe dy fëmijë, pa ndihmën e askujt

17.08.2016 16:08

Me lot në sy Muzafere Arifi nga lagjja e Hasanbegut tregon për tmerrin që ka përjetuar natën e 6 gushtit...

Ajo ishte vetëm në shtëpi, me 3 vajzat nipin dhe mbesën. Kryefamiljari  ka ndërruar jetë para 4 vitesh, dhe gratë nuk kanë më askënd.
 
Muzaferja jeton me tre vajzat e saj, njëra është e paralizuar, njëra ëhstë e divorcuar dhe është kthyer të jetojë tek nëna bashkë me fëmijët, dhe vajza e tretë që ndihmon me sa mundet.
 
Por pa ndihmën e dikujt, ato e kanë shumë të vështirë. Pasi shpëtuan nga tmerri, nëna dhe njëra nga vajzat, vetë filluan të pastrojnë baltën që ua përmbyti shtëpitë.
 
Vajza tjetër përkujdeset për motrën e paralizuar që është vendosur përkohësisht në një konvikt studentësh.  
 
“Unë jamë grua pa burë I kam 3 vajza të voglën e kam të paralizuar as djalë nuk kam afër vetit nëse ka mundësi dikush të na ndihmojë. Unë nëpër shtëpi tu nga  duke bërtitur fmijtë shkunë . Mandej fëmijet I kam mar  I kam hyp larte te kunata dysheket te dera sa kam mundur I kam truse . Kam qene krejte e habitur ne ujë djalin nipin për pak eshte kane tu  e mar uji. Vajzen 23 vjecare e kam të paralizuare ajo eshte  kane ne dyshek ketu rat, e ka kap kunata e ka hyp nalte”, tha Muzafere Arifi, banore e hasanbegur.
 
“Banoj me familje me nanen dhe  me dy fëmijët e mij edhe nana me dy vajzat e veta kështu që na ndodhi kjo prej zotit nuk kemi ku me shku. Nuk kemi ndihmë prej kërka jemi dyjat pa bura . Kërkojmë ndihmë me na ndihmu dicka për fëmijët  veshmbathje, për higjienë, për gjithcka kemi nevoje. Por edhe motrën e kam të paralizuar me pampers”, tha Rejhane Arifi.
 
Familja Arifi të vetmet të ardhura I kanë nga ndihma sociale që marin për vajzën e paralizuar . Shpresat e tyre tani janë drejtuar vetëm tek bamirësit. 
 
Ndihmo familjen Arifi në 071 /832 356.
 
REJHANE BUSHI METAJ