Maqedoni
VMRO-DPMNE: PSP filloi fushatën parazgjedhore të LSDM-së
17.08.2016 17:05
VMRO – DPMNE akuzon prokurorinë speciale se ka filluar fushatën parazgjedhore për LSDM-në...

Zaev shtyp butonin dhe Janeva zgjohet nga gjumi disamujor, akuzuan sot nga partia maqedonase në pushtet.
Nga VMRO akuzojnë specialen se po bën lojën e LSDM-së duke diskretituar personat puvblikë dhe funksionarët e saj.
“Ajo që po bën Katica Janeva është një cirk i zakonshëm politik dhe nuk ka "D" nga drejtësia. I Shkelin të gjitha normat ligjore, me porosi konstruktojnë raste joekzistuese dhe bëhet teatër me vetëm një qëllim, përjashtimin, diskreditimin dhe poshtërsimin e anëtarëve të VMRO-DPMNE, me qëllim që të rrisë reputacionin jashtëzakonisht të ulët që ka para qytetarëve. Vetëm para pak ditësh në media Janeva paralajmëroi frekuencë të rritur të individëve ne PSP-në. Kjo deklaratë e Katica Janeves është një sinjal i qartë për mediat, të kontrolluara nga LSDM-/ Soros për të filluar me linçim dhe diskualifikime të pa baza. Vetëm me dëshirë dhe porosi të Zoran Zaev. Procedura parahetimore dhe hetimore janë të fshehta dhe duhet të respektohet prezumimi I pafajësisë, me ketë drejtpërdrejt shkelin ligjin duke I ekspozuar personat publik të cilët janë në procedure parahetimore ose hetimore vetëm me një qëllim dhe porosi të një qendre”, tha Aleksandër Nikollovski, nga VMRO-DPMNE.
GAZMEND KURTISHI
