Maqedoni

Bursa ndihmon Hasanbegun: Makineri, pompa dhe njerëz për pastrimin e dëmeve

17.08.2016 18:00

Komuna e Bursës ndihmon Hasanbegun me makineri pastrimi, si dhe me një ekip prej 12 personash...

Komuna e Bursës ndihmon Hasanbegun me  makineri pastrimi, si dhe me një ekip prej 12 personash, të cilët do të bëjnë pastrimin e rrugëve dhe shtëpive në rajonet e përmbytura. Bëhet fjalë për makineri bashkëkohore e cila do të ndihmon shumë në sanimin e dëmeve.  
 
“Kur morrëm vesh se këtu ka nevojë për mjete për pastrim dhe makineri pastruese, u nisëm me makineritë në rrugë dhe pa kaluar 24 orë makinat erdhën këtu. Për momentin këtu ka 3 kamione për zjarrfikje, 1 bulduzher dhe 21 pompa uji, dhe që nesër në mëngjes do të fillojmë të punojmë”, shprehet përfaqsuesi i komunës së Bursës, Reshat Çimsoken.
 
“Ka arritur një ekip zjarfikësish nga qyteti I Bursës me ekipe të cilat kanë ekipe të cilët kanë makineri bashkëkohore për të pastruar rrugët për të pastruar baltën, gjithashtu edhe një makineri e cila u përhstatet nevojave të qytetarëve me të cilën ato ballafaqohen pas vërshimeve të fundit të cilët I kaploi popullatën e kësaj zone”, shprehet zv/kryeministri Arbër Ademi.
 
Ndihma turke erdhi pas kërkesës së komunës së Cairit potencoi Ademi . Sipas tij  situata  në zonat e përmbytura po shkon drejt normalizimit, dhe I gjithë kabineti qeveritar është angazhuar në terren.
 
ERSAN PAJAZITI