Botë
SHBA- Luiziana: Rritet në 11 numri i të vdekurve nga përmbytjet
17.08.2016 18:41
Është rritur në 11 numri i të vdekurve nga vërshimet në Luiziana të Shteteve të Bashkuara...

Më shumë se 30 mijë njerëz janë evakuuar . 11 mijë e kanë kaluar natën nëpër qendrat e shpëtimit.
Përmbytjet janë cilësuar si historike dhe vazhdojnë të përpijnë tokat në të gjithë shtetin amerikan.
90 % e shtëpive në Denham Springs, janë përmbytur pothuajse tërësisht.
Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët ende këkrojnë për njerëz që nuk kanë mundur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së menjëherëshme të ujit.
