Maqedoni
Përmbytjet në Shkup, EVN përfundon fazën e parë të riparimit të rrjetit
18.08.2016 14:01
EVN ka përfunduar fazën e parë të riparimit të rrjetit shpërndarës në rajonin e Shkupit të prekur nga përmbytjet...

Të gjitha trafostastacionet në vendbanimet që kanë pësuar më së shumti nga stuhia e madhe janë nën tension dhe të gjithë konsumatorët mund të kyçen në rrjetin shpërndarës.
Pavarësisht mundësisë për t’u kyçur nën tension edhe dhjetëra konsumatorë, shtëpitë e të cilëve janë nën ujë dhe baltë, ata mbeten pa energji elektrike për shkak se për momentin një gjë e tillë nuk është e sigurt, thonë nga EVN.
Faza e ardhshme, të cilën EVN-Maqedoni e fillon në këtë rajon, është pastrimi i ormarëve matës nga balta dhe tharja e tyre nga lagështia, si dhe zëvendësimi i orëmatësve të dëmtuar, shtyllave dhe pajisjeve të tjera energjetike.
Do të zëvendësohen të gjitha objektet e dëmtuara energjetike dhe do të riparohet në tërësi rrjeti shpërndarës me mjete të kompanisë.
EVN-Maqedoni apelon që konsumatorët në rajonin ku riparohet rrjeti të mos bëjnë asgjë kokë më vete dhe për çdo gjë që është e nevojshme rreth instalimeve dhe pajisjeve energjetike të jenë në koordinim me ekipet e EVN-së.
