Maqedoni

Deponia "Rusino”, nis pastrimi i rrugës, së shpejti bartja e mbeturinave

18.08.2016 14:49

Pas marrëveshjes së arritur në mbledhjen e Këshillit të zhvillimit planor të Pollogut ndërmjet kryetarëve të komunave të këtij rajoni...

Pas marrëveshjes së arritur në mbledhjen e Këshillit të zhvillimit planor të Pollogut ndërmjet kryetarëve të komunave të këtij rajoni dhe banorëve të vendbanimeve në afërsi të deponisë rajonale “Rusino”, ka filluar tashmë pastrimi i trasesë së rrugës që çon deri te deponia rajonale.
 
Pas pastrimit të trasesë dhe tamponimit të rrugës do të fillojë edhe bartja e mbeturinave.  
 
“Marrëveshja është që deri nesër në mbrëmje të pastrohet traseja e rrugës për në “Rusino” dhe pastaj të fillohet me bartjen e mbeturinave nga komunat e Pollogut për në deponinë “Rusino”, si deponi e vetme me kushte minimale për deponim të mbeturinave në rajoni e Pollogut”,- deklaroi kryetari i Këshillit Komunal-Tetovë, Hisen Xhemaili.
 
Duke respektuar marrëveshjen e arritur për pastrimin e trasesë, Xhemaili tha se është angazhuar makineri nga të gjitha komunat dhe ndërmarrjet komunale dhe se punët po zhvillohen në mënyrë intensive.
 
GYLTENE SINANI