Maqedoni

Në UShCM sot dhe nesër bëhet regjistrimi i studentëve të rinj

18.08.2016 15:57

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot dhe nesër bëhet regjistrimi i studentëve për vitin e parë akademik 2016-2017...

Në konkurs është paraparë regjistrimi i gjithsej 10.535 studentëve, 6.606 prej të cilëve studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2.819 në kuotën e studentëve të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.110 studentë do të jenë me korrespodencë.
 
Student të ri do të regjistrohen edhe në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë këtij Universiteti.
 
Sipas konkursit, 50 studentë do të regjistrohen në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe, 40 në drejtimin për përkthyes shqip-maqedonisht dhe 40 të tjerë për studentë joshqiptarë që dëshirojnë të studiojnë gjuhën shqipe.
 
“Kam konkurruar në Katedrën e Gjuhës Shqipe. Shpresoj në të ardhmen të punoj si profesor ose diçka tjetër. Me kuotë shtetërore më lirë është”- tha një student.
 
“Sot janë regjistrimet dhe unë i dorëzova dokumentet për në albanologji, më pëlqen ky drejtim”,- theksoi një student.
 
“Unë kam ardhur sot të regjistrohem në Fakultetin Filologjik për Gjuhë Gjermane, sepse e pëlqej këtë drejtim dhe kam interesim për këtë konkurs që është shpallë”, - u shpreh një student. 
 
Participimi për studentë të rregullt është 200 euro, respektivisht 100 euro për programet e studimeve të disperzuara, ndërsa vlera për studimet me bashkëfinancim arrin nga 100 deri në 400 euro. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI