Maqedoni

LR PDSh: Shqiptarët me përfaqësim të ulët në ARM dhe MM

18.08.2016 16:47

Lëvizja për Reforma në PDSh ka drejtuar akuza ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së se nuk po respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve...

Sipas tyre, përqindja e shqiptarëve është e ulët në shumë departamente ushtarake të Maqedonisë.
 
“Edhe këtu duket diskriminimi i shqiptarëve që vazhdon. Në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësojnë me rreth 14%, në Armatën e Maqedonisë rreth 20%, me atë që në njësitë speciale “Ujqit” ka 0% shqiptarë, në “Rengjerve” 0.2%, kurse në Policinë ushtarake 10%”,- thuhet nga LR-PDSh.
 
Nga LR-PDSh gjithashtu thonë se përqindja e shqiptarëve nga viti në vit po zvogëlohet edhe në gradat më të larta ushtarake, si edhe në shkollim dhe trajnim të pjesëtarëve të ARM-së dhe MB-së në vendet e NATO-s dhe në angazhimin e shqiptarëve në diplomacitë ushtarake.
 
REXHEP QAMILI