Maqedoni
Mot i vranët, ndërsa pasdite shi dhe bubullima
19.08.2016 12:04
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites...

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites, do të jetë vende-vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga mesdita jostabil me shi të rrëmbyeshëm të përkohshëm dhe me bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 30 gradë Celsius.
Indeksi UV do të arrijë 7.
Gjatë uikendit moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, por në pjesët malore është e mundur paraqitje e izoluar e shiut të shkurtër me bubullima të rralla./Mia
