Botë

Rusi, pranga një personi që kishte përgatitur sulme terroriste

19.08.2016 12:38

Një person i cili dyshohet si terrorist është arrestuar në Samara, në Rusinë qendrore...

Mediat vendase të cilat citojnë burime policore thonë se në banesë iu gjetën armë zjarri dhe pesë kallëpë tritoli, por edhe betime të Shtetit Islamik.
 
Policia thotë se i arrestuari dyshohet se është një organizator i sulmëve terroriste, pasi atij iu sekuestruan edhe materiale që kishin lidhje me ekstremizin islamik.
 
I arrestuari thuhet se ka pranuar se ka qenë duke organizuar një sulm terrorist. Ai ka qenë edhe në listën e të kërkuarve për disa kohë, sipas agjencive të lajmeve.
 
Të mërkurën, dy persona të armatosur me sëpata dhe armë sulmuan një stacion policor të trafikut afër Moskës, duke plagosur të paktën dy oficerë. Të dy sulmuesit u vranë.
 
Ata u identifikuan si banorë te rajonit të Kaukazit të Veriut, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e motivit të sulmit.