Maqedoni

Hasanbegu sot, banorët: Mënyra e dezinfektimit, sipërfaqësore

19.08.2016 15:32

Në Hasanbeg çdo ditë po punohet në pastrimin e rrugëve dhe shtëpive me qëllim që të normalizohet jeta...

Banorët thonë se është përmirësuar gjendja në krahasim me ditët kaluara, por ata ankohen se mënyra e dezinfektimit të rrugëve dhe shtëpive bëhet në mënyrë shumë të shpejtë dhe në mënyrë sipërfaqësore. 
 
“Është normalizuar tani, është në gjendje më të mirë lagja e Hasanbegut se që ishte, kanë punuar, kanë rregulluar... Ka pasur, por këndej ende nuk kanë kaluar, d.m.th. me ndonjë shtëpi kanë hy, por thoshin që nuk mundet të dezinfektohet aty ku është me baltë. Diku 70% është përmirësuar, gjendja është shumë më e mirë në krahasim se qysh ka qenë”,- deklaroi banori i Hasanbegut.
 
“Po, është bërë pastrimi, mirëpo kanalet janë ende të ngushta  dhe duhet të pastrohen, se këto janë kanalizime të vjetra. Formalisht kanë dalë, vetëm formalisht, ajo nuk është dezinfektim, vetëm kalues në shpejtësi. Por, ka ende shtëpia që nuk janë pastruar”,- theksoi një banor i Hasanbegut.   
 
“Vështirë ka qenë jeta, por tani si kanë punuar është pastruar, por ka ende për t’u pastruar”,- tha një banor i Hasanbegut. 
 
“Në përgjithësi gjendja është duke u normalizuar”, - u shpreh një banor i Hasanbegut. 
 
Për normalizimin e gjendjes në zonat e përmbytura janë angazhuar institucionet vendore, organizatat humanitare dhe vullnetare, por nuk ka munguar edhe ndihma dhe kontributi nga jashtë. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ