Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike atyre që s’u paraqitën do t’ju dërgojmë ftesa të reja

19.08.2016 15:57

Prokuroria Speciale Publike paralajmëroi se do ta intensifikojë punën këto ditë, por puna e ekipit të Janevës nuk po ecën me shpejtësinë e parashikuar...

Një pjesë e personave të ftuar nga PSP nuk janë paraqitur. Nga Prokuroria Publike Speciale thonë se një pjesë e personave të ftuar në bisedë nuk i janë përgjigjur të njëjtës dhe ftesat janë kthyer mbrapsht, për arsye se personat nuk janë gjetur në adresën ku është dërguar ftesa për shkak pushimeve vjetore ose shkaqe tjera.

Prokuroria Speciale thotë se do të dërgojë ftesa të reja për të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk i janë përgjigjur ftesës dhe të njëjtëve do t’u caktohen oraret e reja të marrjes në pyetje.