Botë

Turqi, urdhër-arresti për 84 akademikë

19.08.2016 16:19

Autoritetet në Turqi e kanë vazhduar goditjen kundër njerëzve të cilët akuzohen se kanë pasur ndonjë lidhje me puçin e dështuar ushtarak të muajit të kaluar...

Prokurorët kanë paraqitur fletë-arreste për 84 akademikë, për të cilët pretendojnë se kanë lidhje me klerikun në ekzil, Fethullah Gulen, që Ankaraja e fajëson për orkestrim të grusht-shtetit.

Policia e Turqisë po ashtu ka arrestuar edhe 29 inspektorë të mbikëqyrjes së bankave shtetërore, që janë akuzuar për inspektime të parregullta.  

Gjithashtu është dhënë urdhër edhe për djegien e rreth 672 librave, revistave dhe gazetave, që sipas qeverisë i përkasin Fetos.

Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, ndërsa titujt në fjalë janë nëpër bibliotekat publike në vend dhe nëpër universitete.