Maqedoni

Qeveria: Ndihmë fillestare prej 30.000 denarësh për çdo familje të prekur nga vërshimet

19.08.2016 17:59

Qeveria ka marrë vendim që për çdo familje që ka pësuar nga përmbytjet e 6 gushtit të ndajë avans prej 30.000 denarësh, bëri të ditur kryeministri, Emil Dimitriev...

Do të ndihmohen të gjitha 4000 familjet e dëmtuara që i ka vizituar komisioni qeveritar. Për 2000 familje veç më janë përpunuar të dhënat dhe pritet kompensimet në para të fillojnë që nga dita e sotme, deklaroi Dimitriev.
 
“Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë morëm vendime që kanë të bëjë me përmbytjet në rajonin e Shkupit, vendim që ka të bëjë me rritjen e  shumës  për avans të pagesës për familjet e dëmtuara. Pra, vendimi i parë ishte prej 1,5 milionë euro, ndërsa dje morëm vendim që këtë shumë ta rrisim përafërsisht në 2,5 milionë euro, që do me thënë përafërsisht nga 30. 000 denarë për çdo familje të dëmtuar”,- tha kryeministri, Emil Dimitriev.
 
Dimitriev njoftoi edhe për vendimin e dytë që ekzekutivi ka marrë dje, me çka i ka propozuar parlamentit që me rebalanc të buxhetit të sigurohen 2 miliardë denarë, shumë me të cilat shteti do të mbulojë shpenzimet për dëmet e familjeve të dëmtuara nga katastrofa natyrore. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU