Maqedoni

Zëvendësministri, Agim Nuhiu, vizitë në komunën e Dibrës

19.08.2016 18:37

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot vizitoi Komunën e Dibrës...

Pas vizitës që i bëri Njësisë policore të Dibrës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë, Agim Nuhiu, sot mbajti takim me kryetarin e Komunës së Dibrës.
 
“Erdhëm këtu për të shprehur bashkëpunimin e organeve të punëve të brendshme me Komunën e Dibrës”,- shprehu fillimisht gjatë konferencës për shtyp zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.
 
Ai tha se do të përpiqet që të gjitha kërkesat institucionale të vendit të vijnë në vendin e vet. 
 
“Ne promovojmë në Dibër një metodologji të re të shërbimeve civile administrative. Qytetarët e Dibrës nga një shtatori nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë deri në Shkup për nxjerrjen e pasaportave me procedurë urgjente, por një gjë të tillë mund ta realizojnë në zyrat e shërbimeve të policisë në Dibër”,- tha Nuhiu. 
 
Në takim kryetari i Komunës së Dibrës njoftoi se u bisedua për të ngritë në shkallë më të lartë bashkëpunimin mes policisë dhe Komunës së Dibrës, sepse kjo kërkesë është edhe e qytetarëve të Dibrës.
 
ATLI DEMA