Botë
Në Azerbajxhan arrestohen katër persona të ndërlidhur me Gylenin
20.08.2016 12:43
Katër persona janë arrestuar në Azerbejxhan, pasi dyshohen për bashkëpunim me Fetullah Gylenin...

Katër persona janë arrestuar në Azerbejxhan, pasi dyshohen për bashkëpunim me Fetullah Gylenin, i akuzuar nga Ankaraja për organizimin e grushtit të dështuar ushtarak në Turrqi.
Katër personat janë të akuzuar për "abuzim me detyrën" për ofrimin ndaj personave të tretë, sipas Prokurorisë së Azerbajxhanit, informacione personale në lidhje me abonentët dhe tabulatët e tyre telefonik, ndërsa punonin për një operator të telefonisë celulare.
Gjatë bastisjes të apartamentit të njërit prej të akuzuarve, hetuesit zbuluan dorëshkrime fetare, disqe, broshura me fjalime të Fetullah Gulen si dhe dokumente të tjera./mia
