Botë

Aeroplanë të SHBA-së janë përzier në situatën në qytetin sirian Hasakeh

20.08.2016 13:05

Aeroplanë luftarakë amerikan janë përzier në situatën rreth qytetit sirian Hasakeh, që t'i mbrojnë forcat speciale të SHBA-së nga sulmet ajrore të armatës siriane, kumtoi Pentagoni...

Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington citohet se aeroplanët ushtarakë sirian kanë ikur kur kanë arritur amerikanët.
 
Hasakeh është qytet në Sirinë verilindore, kryesisht i populluar me kurdë. Qyteti tani është nën kontroll të milicisë kurde (IPG), i cili ishte partner i forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja.
 
Në dy ditët e fundit për herë të parë janë bombarduar pozitat e forcave kurde në këtë pjesë të vendit, që sipas burimeve kurde, kanë detyruar "mijëra njerëz t'i braktisin shtëpitë e tyre".
 
Zëdhënësi i Pentagonit deklaroi se aeroplanët e forcave të koalicionit për herë të parë janë përzier në incidentin në të cilin janë përfshirë aeroplanë të armatës siriane.
 
Nuk ka pasur kontakt direkt mes sirianëve dhe amerikanëve, por SHBA-ja përmes lidhjes me Rusinë, e ka paralajmëruar Sirinë se do t'i mbrojnë trupat e koalicionit.
 
Presidenti Barak Obama lejoi dërgimin e specialëve amerikan në terren, që t'u ndihmojnë milicëve lokal të cilët janë të lidhur me SHBA-në, në luftën kundër Shtetit Islamik.
 
Qeveria në Damask mbrëmë përmes kumtesës speciale të transmetuar përmes televizionit shtetëror, e akuzoi milicinë kurde se sulmon institucione qeveritare, vjedh naftë dhe pambuk, rrëmben civilë dhe përhap kaos dhe jostabilitet.
 
Ajo sipas armatës siriane, sqaron pse për herë të parë aeroplanët ushtarak qeveritar i kanë bombarduar pozitat e kësaj milicie.
 
Në Siri kurdët janë mes shtatë dhe dhjetë për qind e popullatës së tërësishme prej 24 milionë njerëz, para se të fillojë kryengritja kundër presidentit Bashar al Asad.
 
Edhe pse kurdët nuk kishin në shtet të drejta të njejta sikur arabët, ato kryesisht ishin lojal ndaj pushtetit në Damask./mia