Botë

Hapet ura më e madhe në botë prej qelqi

20.08.2016 15:37

Ura më e gjatë dhe më e lartë në botë, e ndërtuar nga qelqi, është hapur për vizitorët në Kinë...

Ura lidh dy shkëmbinj malorë, të njohur si malet Avatar, në provincën Hunan.
 
Ura është e gjatë 430 metra dhe shtrihet në 300 metra lartësi mbi tokë.
 
Ndërtimi i saj ka përfunduar në dhjetor dhe ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.
 
Sipas zyrtarëve, ura e projektuar nga arkitekti izraelit, Haim Dotan, ka vënë tashmë rekordin botëror për arkitekturën dhe strukturën e saj./evropaelire