Botë

Gylen: Ankaraja nga dëshpërimi afrohet me Moskën

20.08.2016 16:24

Predikuesi islamik Fetulla Gylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë se është organizatori i tentativës për grusht shtet më 15 korrik...

Predikuesi islamik Fetulla Gylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë se është organizatori i tentativës për grusht shtet më 15 korrik, konsideronse Ankaraja ka qenë e detyruar të afrohet me Rusinë për shkak se nuk ka pasur zgjedhje tjetër.
 
"Turqia tani ka shumë probleme. Mendoj se këto hapa i materializojnë aktivitetet dëshpëruese për shkak të mungesës së alternativës", deklaroi Gylen në intervistën për televizionin "Al Arabia", duke u përgjigjur në pyetjen nëse afrimi i Turqisë me Iranin dhe Rusinë është drejtim i ri në politikën e jashtme ose mënyrë që të kryhet presion mbi Perëndimin.
 
"Duhet të kuptohet se Putini është njeri mjaft i mirë, lider mjaft i urtë dhe nuk besoj se ato aktivitete të Erdoganit munden lehtë ta sjellin në konfuzion", deklaroi Gylen në intervistën e transmetuar edhe nga mediat ruse.
 
Respektivisht mes Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar pasi që forcat ajrore turke nëntorin e kaluar e rrëzuan një aeroplan Su-24 rus mbi Sirinë./mia