Maqedoni
Ministria e finansave: Qytetarët ta paraqesin bankën për pagesën e dëmeve
20.08.2016 17:09
Me qëllim që të kryhet pagesa e paradhënies së ndihmës në para për familjet nga rajonet e përfshira nga përmbytjet, e 6 gushtit...

Me qëllim që të kryhet pagesa e paradhënies së ndihmës në para për familjet nga rajonet e përfshira nga përmbytjet, e 6 gushtit, Ministria e Financave u bën thirrje personave që janë evidentuar nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve të caktojnë se në cilën bankë afariste duan t’u paguhen kompensimet në para.
Të prekurit nga moti i ligë në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, duhet ta paraqesin zgjedhjen e bankës afariste në kontakt telefonat 02-3255-578, 02-3255-586, 02-3255-743 dhe 02-3255-742. Por banorët e Hasanbegut ankohen se askush nuk pergjigjet në këto numra.
Nga Ministria e Financave, kërkojnë paraqitjet të bëhen sot, nesër dhe pasnesërm ndërsa pagesa e mjeteve do të bëhet në para të gatshme, në sportelet e asaj banke afariste për të cilën personi do të përcaktohet.
Kryeministër Dimitriev thot se pagesa do të bëhet deri të martën.
"Unë pres që përafërsisht të martën e javës së ardhshme të jenë paguar të gjithë familjet me nga 30 mijë denarë si avancë për dëmet që iu janë shkaktuar", shprehet kryeministri Emil Dimitriev.
Dimitriev thot se dëmet në tërsi do të kompenzohen me mjete që pritet të sigurohen nga institucionet ndërkombëtare me kushte të volitshme.
GYLTENE SINANI
