Maqedoni

Stuhi rreshjesh në Kërçovë; Dehari: Uji vërshoi bodrumet e disa shtëpive

20.08.2016 17:29

Disa shtëpi dhe rrugë janë vërshuar në Kërçovë si rezultat I shiut të rrëmbyeshëm që ra mbrëmë për gati një orë në pjesëm përendimore të vendit...

Kryetari i komunës Fatmir Dehari beri të ditur se ka dëme materiale në qytet, pasi bodrumet e disa shtëpive janë mbushur me ujë.

Por ai tha se u dëshmua që kanalet atmosferike dhënë rezultate që të shmanget katastrofa.

Ai njëherit ishte kritik ndaj Agjencisë së Rrugëve, duke thënë se ata janë neglizhent, meqë mbrëmë u bllokua për një kohë magjistralja Kërçovë-Ohër, ku si rezultat i asaj se uji arrinte në gjysmë metër u bllokua për një kohë qarkullimi i automjeteve.

Por nga komuna e Kërçovës njoftojnë se Ndërmarrja komunale intervenoi në rrugët të cilat u vërshuan, kështu që rrugët tani më janë të kalueshme.

Edhe Qendra për menaxhim me kriza bëri të ditur se ka bodrume të vërshuara në dy rrugë të qytetit por numri i tyre dhe sasia e dëmeve do të dihen pas evidentimit në teren.

GYLTENE SINANI