Maqedoni
Krerët e Bashkësive Islame: Buçaj, Tërnava dhe Rexhepi vizituan Hasanbegun
20.08.2016 17:37
Kryetarët i komunitetit musliman të Shqipërisë Skender Bruçaj, kreu I Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Ternava, në shoqëri të kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi vizituan lagjen Hasanbeg...

Kryetarët i komunitetit musliman të Shqipërisë Skender Bruçaj, kreu I Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Ternava, në shoqëri të kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi vizituan lagjen Hasanbeg, ku nga afër janë njoftuar prej popullatës për dëmet dhe pasojat e përmbytjeve që kishin përmasa katastrofike duke premtuar ndihmë në sanimin e dëmeve dhe kthimin e jetës në normalitet.
Ata shprehën solidaritetin e tyre duke thënë se Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithnjë përkrah vellëzërve të tyre të Maqedonisë.
“Përveç lutjeve dhe angazhimit që kanë pasur shoqëritë civile nga Shqipëria që në momentet e para, gjithë besimtarët musliman, duke u paraqitur në xhamiat e ndryshme të Shqipërisë janë munduar që të japin një kontribut simbolik, thjesht për të treguar që jemi pranë jush dhe I është paraqitur Bashkësisë Islame këtu tek ju, lus Krijuesin e Gjithësisë, që këto dhimbje, këto vuajtje të harohen shumë shgpejt dhe të mos përjetoni më vuajtje të tilla”, shprehet kryetar i komunitetit musliman shqiptar Skender Bruçaj.
“Sigurisht që këtë dhëmbje që u shkaktua këtu edhe vëllezërit tuaj në Kosovë dhe besoj që anekënd në trojet tona etnike shqiptare e kanë ndier dhe bashkëndarë edhe me të gjithë vëllezërit dhe motrat tanë të cilët jetojnël në këtë pjesë. Ndaj edhe dhembjen, mirëpo edhe solidaritetin e bashkëndajmë gjithëherë, ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës të përcjell selamet, përshëndetjet e vëëllezërve tuaj nga Kosova të cilët në vazhdimësi u janë mirënjohës për atë që ka bërë kjo pjesë e kombit para 17 vjetëve”, shprehet kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.
Ndërsa kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi falenderoi homologët e tij për ndihmën që kanë ofruar, ndërsa banorëve të Hasanbegut u shprehhi ngushllimet
“Dhashtë Zoti kjo që ndodhi këtu me lagjen e Hasanbegut mos të përsëritet asnjëherë më, të jetë një e keqe, një rrëmujë që të llogaritet e kaluar përgjithmonë. Përndryshe sot vëllezërit tone kët si njëri ashtu edhe tjetri janë paraqitur në momentet e para atëherë kur ndoshta ende bota ka qenë duke fjetur”, shprehet kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Kretet e bashkësive islame gjithashtu vizituan edhe shtëpinë e Shabi Sinanit, përgjegjës I paraleles së femrave në medresene Isa Beu Shkup i cili si pasoje e vershimeve humbi nusen e djalit dhe nipin.
ERSAN PAJAZITI
