Maqedoni
KSHZ, rreth 30 mijë qytetarëve u merret e drejta e votës
20.08.2016 17:45
Më shumë se 30 mijë votues do të fshihen nga lista zgjedhore...

Mbrëmë ka skaduar afati për paraqitjen e votuesve kontestues në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar vetëm 8922 persona, kurse më shumë se 30 mijë votues të dyshimtë nuk vërtetuan të drejtën e tyre të votës në afatin e caktuar me ligj.
Shumica e 30 mijë votuesve të dyshimtë janë nga vendbanimet Çair, Sarajë,Tetovë, Gostivarë, Kërçovë, dhe Aerodrom, infromojnë nga KSHZ.
“Deri mbrëmë më orën 24, deri tek KSHZ janë paraqitur gjithsej 8922 paraqitje, prej të cilave numrimë i madh janë paraqitur në mënyrë elektronike. Përmes web aplikacionit janë paraqitur 5302, kurse 3619 paraqitjet e tjera qytetarët i kanë dorëzuar personalisht në zyrat e KSHZ-së”, shprehet këshilltarja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.
Por nga KSHZ informojnë se qytetarët të cilët nuk kanë shfrytëzuar të drejtën për tu paraqitur në KSHZ, do të mund ta bëjnë dhjetë ditë pas nënshkrimit të zgjedhjeve gjatë inspektimit publik.
“KSHZ ka për obligim që më së voni dhjetë ditë pas nënshkrimit të zgjedhjeve të vendosë listën zgjedhore në inspektim publik. Inspektimi publik zgjatë 15 ditë dhe në kuadër të atyre 15 ditëve, të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të nënshkruhen në listën zgjedhore mund të paraqesin kërkesë për nënshkrim tek zyret tona”, shprehet këshilltarja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.
KSHZ-ja aktualisht po bën shqyrtimin e paraqitjeve të ditës së djeshme kurse një raport më të detajuar do të prezantojë gjatë javës së ardhshme.
ERSAN PAJAZITI
