Botë

Dy policë janë vrarë në një sulm të armatosur në Kajro

21.08.2016 12:50

Në një sulm mbi një pikë kontrolli në Kajro sot janë vrarë dy policë, kumtoi agjencia shtetërore egjiptiane MENA...

Agjencia citon se dy policë janë vrarë në sulmin, tre të tjerë dhe dy civilë ishin plagosur. Sulmi ka ndodhur herët në mëngjes në deltën e Nilit.
 
Asnjë grup militant tani për tani nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa Qeveria egjiptiane citon se hetimi ende është në rrjedhë, transmetojnë mediat amerikane.
 
Egjipti është i ekspozuar në valë të sulmeve kryesisht të drejtuara ndaj forcave të sigurisë prejse ushtria në vitin 2013 e rrëzoi presidentin islamik Mohamed Morsi./mia