Botë

ISIS godet në Turqi: Bomba në dasëm vret 50 njerëz dhe plagos 94 të tjerë

21.08.2016 13:07

Në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një dasëm në qytetin jugor të Turqisë, në Gaziantep...

Në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një dasëm në qytetin jugor të Turqisë,në Gaziantep, janë vrarë të paktën 50 persona dhe 94 të tjerë janë plagosur.
 
Të plagosurit të cilët janë shtruar në spital thon se janë të tronditur nga ajo që ndodhi dhe dëshmojnë për këtë ngjarje të tmerrshme.
 
“Ishim në afërsi kur dëgjuam një shpërthim,dhe shkuam tu ndihmojmë të plagosurve,kishte shum trupa të shtirë në tokë"...
 
“Ton-isha duke ndenjur dhe papritmas diçka shpërtheu dhe u shtirva në tokë,dhe humba vetëdijen pastaj u zgjova dhe kërkova prindërit”, shprehen të pranishmit.
 
Disa dëshmitar thon se para se të ndodhte shpërthimi kanë vërejtur një person të dyshuar i cili lëvizte rreth turmës së dasmorëve.
 
“Qëndronim në çati dhe shikonim ahengun,paraprakisht arriti një makinë dhe doli një burrë me karrocë fëmijësh dhe lëvizte rreth dasmorëve ,disa përsona dyshuan dhe bërtiten se ka sulmues vetëvrasës dhe përnjiher u dëgjua shpërthimi”, shprehet dëshmitari i ngjarjes.
 
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik ISIS mendohet të jetë përgjegjës për shpërthimin dhe qëllim i sulmeve të tilla është të nxitet ndarja përgjatë vijave etnike dhe fetare në Turqi. Sulmi ndodhi në një zonë shumë të populluar me studentë universiteti dhe u dëgjua edhe përtej qytetit.
 
Gaziantep, që ndodhet në afërsi të kufirit me Sirinë, njihet që ka disa qeliza të ISIS. 
 
Kamikazi i djeshëm mendohet të ketë lidhje me terroristin që vrau dy policë në Gaziantep në muajin maj. 
 
Turqia është sulmuar nga një seri shpërthimesh qoftë nga Shteti Islamik ashtu edhe nga militantët kurdë vitin e kaluar. 
 
Sulmi i fundit i ISIS ishte në aeroportin e Stambollit në qershor ku mbetën të vrarë më shumë se 40 njerëz. 
 

GYLTENE SINANI