Botë

Tetë vajza japoneze janë lënduar në akuaparkun në Tokio

21.08.2016 14:00

Një autor i panjohur sot me armë të ftohtë ka plagosur së paku tetë persona në akuaparkun japonez "Tokio samerlend", që gjendet në periferi të kryeqytetit...

Të gjitha personat e lënduar janë vajza të moshës mes 19 dhe 21 vjet. Ato janë hospitalizuar me lëndime të lehta trupore.
 
Për momentin nuk ka të dhëna për kryerësin, i cili pa u vërejtur u ka shkaktuar plagë vajzave të cilat ishin duke notuar në pishinat.
 
Akuaparku është mes parqeve më të mëdha në vend dhe punon nga viti 1970. Çdo ditë në të vijnë qindra vizitorë, ndërsa gjatë uikendit numri i tyre dukshëm rritet./mia