Botë

Të paktën 10 të vrarë në shpërthimin e dy auto-bombave në Somali

21.08.2016 14:25

Të paktën 10 persona janë vrarë në shpërthimin e dy auto-bombave në afërsi të selisë së pushtetit lokal...

Të paktën 10 persona janë vrarë në shpërthimin e dy auto-bombave në afërsi të selisë së pushtetit lokal, në qytetin somalez Galkao, në rajonin gjysmëautonom, infirmoi sot policia lokale.
 
Grupi militant Al Shabab e mori përgjegjësinë për sulmin.
 
"Është konformuar vdekja e 10 personave, mes të cilëve ka civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë", deklaroi përfaqësuesi policor Ali Ahmed./mia