Botë

Në Irak u varën 36 xhihadistë

21.08.2016 17:00

Në Irak sot janë varur 36 persona të cilët më parë ishin dënuar për masakrën pothuajse ndaj 2.000 rekrutëve ushtarak nga viti 2014, të cilën e bënë xhihadistët e Shtetit Islamik...

Ata ishin shpallur fajtor për pjesëmarrje në masakrën "Spejçer", e cila është quajtur ashtu sipas bazës ushtarake në afërsi të Tikritit, nga e cila së pari ishin rrëmbyer ndërsa pastaj edhe janë vrarë 1.700 rekrutë.
 
"Në burgun Nasiria në mëngjes janë vrarë 36 të burgosur të dënuar për masakrën Spejçer", konfirmoi zëdhënësi i zyrës qeveritare në Dikar, provincë kryeqyteti i së cilës është Nasiria.
 
Masakrën e kanë kryer luftëtarët sunit të SHI-së kur ndërmorën numër të madh të territorit në veri të Irakut. Ato më vonë edhe publikuan fotografi dhe video-xhirime nga masakra.
 
Varrezat masive ishin zbuluar një vit më vonë, kur forcat irakiane sërish vendosën kontroll ndaj asaj pjese të vendit. Shokun për shkak të masakrës kryesisht të kadetëve shiit e nxitën forcat shiite irakiane të angazhohen në luftën kundër SHI-së./mia