Reshje të reja të shiut, ulje drastike të temperaturave
Një ciklon që po vjen nga Mesdheu mund të sjellë të reshura të reja të shiut...

Kështu sot paralajmëruan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Nga ky institucion bëjnë me dije se nga orët e pasdites pjesa veriore e vendit do të bie nën ndikimin e masës së lagshtë ajrore ndaj në këtë pjesë janë të mundshme reshje të shiut.
Sipas sinoptikanëve prej nesër pasdite aktiviteti i ciklonit dë të përfshijë thuajse gjithë Maqedoninë, pas çka priten reshje të dendura, bubullima dhe erë e fuqishme, si dhe rënie e përnjëhershme e temperaturës për rreth dhjetë gradë Celsius, ndaj edhe breshëri është i mundshme të jetë me intensitet të ulët, gjegjësisht me grimca më të vogla.
Metorologët bëjnë thirrje,që në ditët e ardhshme të jenë veçanërisht të kujdesshëm barinjtë dhe bujqit të qëndrojnë në vend të sigurta përderisa të përfundojnë bubullimat që sipas parashikimit të tanishëm në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme në thuajse gjithë Maqedoninë.
Bujqit, nga ana tjetër, t’i mbrojnë të mbjellat me çka do të parandalojnë shkatërrimin e tyre nga breshëri i paralajmëruar.
Sipas parashikimeve të tanishme, të premten pritet stabilizimi i motit dhe ngritja e temperaturave.
Mjekët poashtu rekomandojnë deri të sëmurët kronik që ta marrin rregullisht terapinë me çka do të shmangin pasojat e mundshme të padëshiruara për shkak të dallimeve të temperaturave.
GYLTENE SINANI
