Maqedoni
Sulm seuksual ndaj një vajze katër vjeçare në Gostivar
21.08.2016 19:39
Në Stacionin policor - Gostivar pardje një person 33 vjeçar nga Gostivari ka paraqitur se një ditë më parë rreth orës 13:00...

Në Stacionin policor - Gostivar pardje një person 33 vjeçar nga Gostivari ka paraqitur se një ditë më parë rreth orës 13:00 është kryer sulm seksual mbi vajzën e tij katër vjeçare, nga ana e D.V. (1952) nga Gostivari.
Ashtu siç informon MPB, gostivarasi e ka thirrur vajzën në shtëpinë e tij për t’ia treguar akuariumin që posedon dhe e ka ulur në prehër, pas çka ka kryer veprime seksuale. Në ato momente prindërit e kanë thirrur vajzën dhe ajo ka shkuar në shtëpi të vet.
Nga ana e Prokurorit publik 64-vjeçarit i është caktuar masa e arrestit në kohëzgjatje prej 48 orëve./mia
